Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri një sfide për buxhetin e javës. Banorët e “Big Brother VIP 5” do ndaheshin në çifte dhe do të mbanin të shtypur një pulsant, në mënyrë që të mos fikej.
Gjatë kësaj sfide ka patur debate dhe përballje me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as momentet e bukura. Angelo dhe Iliri e kishin bashkë sfiden dhe kur iu erdhi radha atyre, e kaluan duke kënduar.
Por jo vetëm kaq, pasi Angelo e ngacmoi pak Ilirin nëse do të bënte ndonjë çift para se të dilte nga “Big Brother VIP 5”.
Pjesë nga biseda:
Angelo: Mendon se do të bësh ndonjë çift para se të dalësh?
Iliri: Pse ça më quan ti mua, nga këta që bëjnë mblesëri
Angelo: Ashtu je shitur deri tani
Iliri: Po, po. Po bëj mirë, po bëra mirë
Angelo: Më gjej një mua
Iliri: Po ti djalë i zgjuar e gjen vetë
Angelo: Ashtu e.

