Ish-fituesi i “Big Brother 2”, Qetsori është zotuar të thyej rekord duke e fituar edicionin e dytë të “Big Brother VIP2”. Por jo vetëm kaq, pasi ai është i sigurt se mund të fitojë dhe atë të tretin.

Këto komente i ka bërë gjatë një debati me Luiz Ejllin, i cili i ka thënë ta provojë edhe njëherë te edicioni i ardhshëm.

“Do e shohësh ti si do të fitosh sa të dalësh në nominim me mua edhe me një tjetër edhe fillon i merr valixhet”, i është kundërpërgjigjur këngëtari i njohur.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme, Vëllai i Madh njoftoi banorët se kishin kryer me sukses provën siameze. Për këtë arsye ata i kanë shtuar çmimit të madh 20 mijë euro.

Gjatë spektaklit të së shtunës, Arbana Osmani u tregoi banorëve se çmimi prej 100 mijë euro kishte rënë në 48 mijë euro.