Disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5” kanë ngacmuar Selin dhe Gimbon pas dasmës, se pse nuk flenë bashkë, duke qenë se tashmë janë një çift.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ata qëndronin të shtrirë në krevat së bashku, Selin i tha Gimbos se do të flenë bashkë kur të mbarojë BBV. Ajo shtoi se deri atëherë, maksimumi mund të qëndrojnë të përqafuar në krevat, deri në momentin që do të shkojë Greta.
Kur Gimbo i tha se është burri i saj, Selin iu përgjigj duke i thënë se nuk ka nevojë t’a dijë gjithë bota se si flenë ata.
Pjesë nga biseda:
Gimbo: Me fletë këtu, si atje
Selin: Nuk mundesh
Gimbo: A shpirt?
Selin: Nuk mundesh
Gimbo: Pse zemër?
Selin: Është Greta me gërsheta. Zemër do të fle me ty kur të mbarojë “Big Brother”, deri atëherë maksimumi mund të qëndrojmë të përqafuar në krevat për pak, derisa të vijë Greta.
Gimbo: Moj ti Dj Gimbon burrë e ke
Selin: Burri im nuk ka nevojë t’a dijë gjithë bota si…
Gimbo: Si fle gjumë e
Selin: Po. A rrimë të përqafuar, rrimë të ndarë, me gjunjë kështu anash.



