I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë instruktori i palestrës Remil Peqini. Ai ka folur më shumë për kujdesin që duhet të tregojmë këtë periudhë festash, si t’i rezistojmë ëmbëlsirave, por gjithashtu ai ka komentuar edhe banorët e “Big Brother VIP 5″…

Pjesë nga intervista:

Nga grupi i vajzave në BBV5, cila të pëlqen më shumë?

Lore. Unë e shikoj me një sy tjetër, është një trup që mund të ndërtohet shumë shpejt dhe shumë kollaj. Sepse kështu ndahen trupat, disa kërkojnë shumë kohë që të ndërtojnë një masë muskulare, pastaj ka dhe të tjerë që e formojnë shumë shpejt, brenda muajit.

Nëse ti do ishe në “Big Brother”, me kë do flirtoje?

Mbase me të gjitha. Flirtimi është diçka që të intrigon gjithë jetën, nuk është shumë serioze. Flirtimi, për mua, nuk është një gjë shumë serioze. Duhet të jenë dy, një bionde dhe një brune. Mendoj që Lorna, se ka karakter të fortë. Nga brunet, Lore, mendoj se është simpatike.

Po Brikena nuk të pëlqen? Është konsideruar si një nga vajzat më seksi…

Nuk më pëlqen. Unë mendoj se të jesh seksi, varet nga syri i një mashkulli, është relative. Secili shikon pjesë që pëlqen tek një femër. Për mua është pjesa e fytyrës, se trupin e ndryshoj shumë shpejt. /TAR/