Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Variety” ku ka folur pa doreza.

Ajo tregoi se bashkëshorti i saj, Princ Harry pëlqen ushqimet ‘fastfood’ nga një restorant në Los Angeles. Meghan tha se hamburgërët janë të preferuarat e tij nga restoranti In-N-Out.

“Është vërtet argëtuese të kalosh me automjet dhe t’i befasosh. Ata tashmë e dinë porosinë tonë”, është shprehur 41-vjeçarja.

Dukesha tha gjithashtu se historia e saj e dashurisë dhe 38-vjeçarit,  frymëzoi botën, sepse “njerëzit e duan dashurinë”.

 “Unë dhe bashkëshorti im shohim shumë gjëra përmes historisë sonë të dashurisë. Mendoj se kjo është ajo me të cilën u lidhën njerëzit në mbarë botën, veçanërisht dasma jonë”- tregoi ajo.

 “Njerëzit e duan dashurinë. Dhe përkufizimi ynë i dashurisë është vërtet i gjerë: dashuria për partnerin, dashuria për veten, dashuria ndaj komunitetit dhe familjes… Ne e përdorim atë si bazë për llojin e shfaqjeve dhe dokumentarëve që duam”, ka theksuar Meghan.

Duke folur për hapësirën e përbashkët të punës në rezidencën e tyre në Montecito, Kaliforni, ajo tha: “Ne ndajmë një zyrë. Ne po punojmë nga shtëpia, pasi shumica e njerëzve kanë filluar të punojnë gjatë karantinës. Kjo na lejon të kalojmë shumë kohë me fëmijët tanë”.

“Nuk do ta kthejmë kurrë këtë kohë. Unë përgatis mëngjesin dhe fëmijët për ditën e tyre. Ne bëjmë shumë telefonata dhe punë të përbashkëta, por gjithashtu përpiqemi të ndajmë se ku mund të përqendrojmë energjinë tonë në mënyrë që të arrijmë edhe më shumë”- rrëfeu Dukesha.

“Ai është shumë i mirë në përgjigjen e mesazheve. Përpiqem të jem sa më  shpejtë në përgjigjen e e-maileve. Unë gjithmonë them, nëse ju duhen më pak se pesë minuta, bëjeni tani”- tha ajo.