Pak ditë më parë, Genar Topalli dhe Cindy Marina i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, në një ceremoni madhështore në Romë.

Dasma e djalit të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në media.

Mbrëmjen e djeshme kjo dasmë u diskutua në emisionin “Top Story”, ku në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte mbështetësi demokrat, Ilir Vrenozi. Ky i fundit u shpreh se ‘Jozefina Topalli i dha mandatin e pestë Edi Ramës’.

“Si e pashë unë? Sinqerisht jam ndjerë vërtetë keq, por përse? Në radhë të parë të trashëgohen! Jozefinën e kam mbështetur, s’ka asgjë personale. Jozefina për mua është në rregull, por nëse do isha në vendin e saj, unë do i thoja ‘dëgjo djalë kam qenë kryetare e Kuvendit, të lutem mos më fut mua në halle’. Jozefina, mendoj unë, ia dha mandatin e pesë Edi Ramës. Këta do e ta përdorin deri në 2029, ndaj nuk duhet të bënte këtë lëvizje Jozefina”, tha Ilir Vrenozi.