Këngëtari i njohur, Armir Shahini, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ka komentuar ndeshjen Angli-Argjentinë., e cila përfundoi me rezultatin 1-2.
Teksa po komentonte ndeshjen së bashku me Edi Manushin, Miri shprehet se fitorja nuk ka për të shkuar ndonjëherë në Angli.
Në këto momente ndërhyn ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani, e cila thumbon ish-finalistin duke i thënë se ai ‘do të shkojë në shtëpi si Anglia, humbës’.
Miri i kthehet duke i thënë se ‘të gjithë do ikin në shtëpi, nuk e di për ty se ku shkon’. Më pas ai shton se kështu ka thënë edhe kur ka qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por ajo doli para tij.
Pjesë nga biseda:
Brikena: Manush më lër të them diçka, diçka është pak po e sigurt, Miri do të shkojë në shtëpi sonte si Anglia, humbës.
Manushi: Po sot të gjithë do të ikim në shtëpi si Anglia
Miri: Ne të gjithë ikim në shtëpi, nuk e di për ty Brikena se ku shkon.
Brikena: Unë nëse iku, iku si Argjentina. Ti do të ikësh si Anglia.
Miri: Unë do jem me Spanjën në fakt. Po kështu the edhe te Big-u, po ti dole para meje.



