Në podcastin Flet me Ilnisa Agolli, i cili transmetohet të enjteve mbrëma në Top Channel, i ftuar ishte piktori bashkëkohor dhe akademiku Helidon Haliti.

Në një bashkëbisedim shumë ndryshe, Haliti rrëfeu për momentet më të rëndësishme të jetës së tij, dhe marrëdhënien politikën dhe pushtetin.

Atij iu kujtua nga drejtuesja e podcastit se shumë kolegë artistë që kanë studiuar në të njëjtën periudhë me të, ose janë bërë pjesë e pushtetit dhe politikës, ose i janë kthyer në shërbim ndaj saj.

“Ti zgjodhe t’i shpëtosh tundimit të pushtetit, apo nuk pate ftesë? ” – pyeti Agolli.

Në këtë moment, Helidon Haliti bëri një deklratë sa origjinale dhe të guximshme, duke thënë se do të bëhej një k*uçkë e pushtetit nëse do të merrte ftesë, po është falenderues që kjo ftesë nuk ka ardhur.

“Ajo që s’pata ftesë në fakt akoma s’kam marrë përgjigje, por jam shumë mirënjohës. Sidomos te kjo e funidt që ndodhi me Lali Erin, i falenderoj publikisht. Më duan fort të gjithë mua. Nuk më kanë involvuar. Unë do bëhesha një kuçkë e madhe e pushtetit, ndoshta. Sepse jam besnik, jam profesionist në atë që bëj. Pra, profesionisti është kudo profesionist!” – tha Haliti në Flet me Ilnisa Agolli.