I ftuar në “Pardon My French” ka qenë Bernard Hulme, ish-banor i Big Brother VIP Albania 4. Ai u bë i njohur gjatë qëndrimit në BBV për personalitetin e fortë dhe për faktin se zgjodhi të ndajë hapur historinë e tij personale, duke krijuar një profil që u komentua gjerësisht si brenda, ashtu edhe jashtë shtëpisë.
Gjatë intervistës, Bernardi ndau edhe mendimin e tij mbi zhvillimet e fundit në Big Brother VIP Albania 5, duke u ndalur veçanërisht tek debatet që kanë përfshirë banorin Rogert, i cili është cilësuar nga një pjesë e publikut si homofob. Duke qenë se vetë Bernardi ka folur hapur për orientimin e tij seksual, ai u shpreh se situata të tilla duhet të trajtohen me kujdes dhe përgjegjësi, duke theksuar rëndësinë e gjuhës dhe ndikimit që personazhet publikë kanë tek audienca. Më tej, ai shtoi:
Një gjë më bën shumë përshtypje. Duke pasur parasysh, pa krahasuar vitet që jemi dy individë që jetojmë në Londër relativisht për një kohë shumë të gjatë, nuk mund të ishim më ndryshe sesa të kishte mundësi. Thirrja ime për Rogertin është më shumë një kujtim që këtë mënyrë që ka zgjedhur për të prezantuar veten në Big është diçka që do ishte shumë e papranueshme në Britaninë e Madhe në mënyrën vulgare që ka zgjedhur dhe në mënyrën agresive që ka zgjedhur të prezantojë veten, por gjëja që më dhemb më shumë është gjëja që kur ti ke një familje, kur ti ke fëmijë, mund të ndikojë tek ta çdo gjë që ti bën në mënyrë indirekte dhe kjo është një gjë që unë nuk e kuptoj.
A ka Bernardi një të preferuar nga ky sezon?
Selin The Queen all the way. Patjetër, 100%. Kam shumë dëshirë që ta fitojë. E meriton në qoftë se e fiton. Për momentin uroj që të kthehet prapë në rrugën e saj, ose në udhëtimin e saj, siç ishte 4 javë më parë sepse për momentin mendoj që është stepur për të rikonstruktuar të gjitha marrëdhëniet e saj./Top Albania Radio
