Gjatë prime-t të kaluar të “Big Brother VIP 4”, Gramosi doli te më pak të preferuarit dhe automatikisht u eliminua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ditën e sotme ai ishte në studion e “Wake Up” ku tregoi për eksperiencën e tij në reality show, si dhe nuk la pa komentuar pak banorët.
Ish-banori u shpreh se ‘ta shohësh Gjestin nga televizori është fenomenal, por që të jesh brenda në shtëpi me të është pak e vështirë’, duke shkaktuar të qeshura në studio.
Gjithashtu Gramosi tha se tani do të jetë përkrahës i Gjestit pasi të bën për të qeshur.
Pjesë nga biseda:
Gramos më i lumturi për daljen tënde Gjesti
Definitivisht unë edhe në një intervistë e ceka se Zoti ma çoi Gjestin që unë me qenë jashtë. Ndoshta kam bërë një lojë të gabuar se nuk është dashur me dalë kundër Gjestit. Po janë disa momente që ndodhin për një arsye, kështu që po e marr si anë pozitive që unë jam jashtë. Unë kam me qenë përkrahës i Gjestit se nga televizori është fenomenal dhe të bën me qeshë, por të jesh brenda në shtëpi me Gjestin për besë është pak vështirë.