“Vendi i parë i makinës i takon partneres apo nënës?”, kjo ishte pyetja që u ngrit një ditë më parë në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”. Në panel ishte edhe ish-banori i “Big Brother VIP 3”, Fation Kuqari, i cili fillimisht u shpreh:
“Temë e bukur dhe e prekshme. Ne shqiptarët e kemi shumë të prekshme këtë”.
I pyetur nga moderatorja e njohur, Nevina Shtylla: “Kur udhëton ti, nënën apo partneren në vend të parë?”, Kuqari u përgjigj:
“Në këtë situatë që jam vetëm nënën, për momentin”.
“Po në rastet që e ke patur një partnere, apo nuk ia ke prezantuar asnjëherë mamit partneret e tua?”, e pyeti më pas Nevina.
Fationi u shpreh se është “pak tradicional”.
“Asnjë nuk i ke prezantuar?”, vijoi me pyetjet Shtylla dhe Kuqari u përgjigj:
“Kur të jetë momenti që t’ia prezantoj nënës, do të jetë partnerja që do të jetë në shtëpi me nënën. Do të jetoj gjithmonë me nënën, partneren dhe fëmijët, nëse na i sjell Zoti”.


