Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”. Ai ndan me 189 mijë ndjekësit e tij foto dhe video nga përditshmëria.

Ditën e sotme, Sharka ka kërkuar një ndihmë nga ndjekësit e tij. Ronaldo ka nevojë për një berber, e për këtë arsye u është drejtuar fansave.

Madje moderatori i njohur ka shkruar në “Instastory” se nëse i gjeni një berber hapur, ai do iu japë ç’të doni.

“Nëse më gjeni një berber hapur sot, do ju jap ç’të doni…”, ka shkruar Ronaldo Sharka në postimin e tij në rrjetet sociale.

Tani ndjekësit janë kuriozë nëse dikush do arrijë që t’i gjejë berberin Sharkës dhe a do t’a mbajë ai fjalën.