“She’s On Air” është një emision radiofonik në trajtën e një “reality show”, që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja; të guximshme, të sinqerta, të papërmbajtura dhe të vetëdijshme për fuqinë e tyre. Gjashtë vajza me karaktere të ndryshme nga njëra-tjetra, por të gjitha të vërteta, hapin zemrën për të folur për gjithçka që ndodh rreth tyre.
I ftuar në pjesën e dytë të emisionit ka qenë menaxheri i njohur, Xhani Demika i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin veror dhe si ka qenë situata në clubet sa i përket jetës së natës dhe gjithashtu ka treguar se edhe po mendon që t’i rikthehet sërish pjesës së menaxhimit të VIP-ave.
Synimi im është tani që të bashkëpunoj sërish pas një pauze të gjatë sepse unë në fillim fare jam marrë me Ingrifin, Çilin, Zajminën shumë vite më para. Një pauzë shumë e gjatë që unë jam marrë vetëm me club-et, por dëshiroj që t’i rikthehem prapë menaxhimit të artistëve. Jam në diskutime.
Kur vajzat e pyetën në lidhje me emrat e artistëve dhe nëse mund të zbulojë ndonjërin prej tyre ai u përgjigj duke thënë:
Irkenc Hyka, Teuta Selimi, Marini, ndërkohë një diskutim i hapur Finem x Solo. Pastaj përveç bashkëpunimit të ngushtë që do kem me këta do shikoj që të hap edhe pjesën e bashkëpunimit në Kosovë. Jam në hapat e para të rikthimit, kismet.
Nëse do të kishte mundësi të menaxhonte një artist të huaj, cilin do të kishte dëshirë?
Duke marrë parasysh që industrinë e madhe e ka muzika latine, unë do të kisha dëshirë të menaxhoja Malumën, J Balvin.