Vëllai i Madh dha një sfidë për banorët, të cilët duhet të ndaheshin në dy grupe.  Dy konkurentët e preferuar për këtë javë, Luizi dhe Olta ishin liderët e grupeve dhe ata duhet të zgjidhnin nga një banor për grupin e tyre.

Secili grup duhet të qëndronte i lidhur me litar për 24 orë, madje edhe gjumin duhet ta bënin të lidhur. Grupi i cili reziston deri në fund të provës, do të ketë një avantazh në lojë. Megjithatë kjo lojë duket se nuk shokoi mirë, pasi Ermiona e prishi, duke bërë që grupi i Luizit të humbasë.

Kjo e acaroi shumë Luizin, i cili iu kthye keq Ermionës. Luizi i tha Ermionës se ka për t’ja paguar atë që i bëri. Ermiona i tha atij të mos bëjë kërcënime koti, pasi ishte thjesht një lojë dhe sipas saj, nuk e dëgjoi gongun, prandaj e hoqi litarin.

Sipas Bledit, fajtor është Luizi, pasi duke e njohur mirë Ermionën dhe luhatjet e saj të humorit, nuk duhej ta merrte në skuadër.

Olta gjithashtu i foli me tone të larta Ermionës, por kjo e fundit reagoi e revoltuar dhe i kërkoi asaj ta lërë rehat.