Gjyshja, e cila është në super formë, është prova se mosha është vetëm një numër. Ajo shpeshherë i shokon njerëzit kur zbulon moshën e saj të vërtetë.
Edhe pse është 65 vjeçe, Lesley ka më shumë muskuj se njerëzit që janë gjysma e moshës së saj. Ajo dëshiron që të inkurajojë të tjerët të mendojnë për shëndetin e tyre teksa plaken.
Madje për të frymëzuar 60-vjeçarët e tjerë, Maxwell do të futet në kompeticionin “All Natural Figure” që do të mbahet në prill të vitit 2026.
“Nëse dikush do të më kishte thënë se do të ndërtoja vithet për një garë në të gjashtëdhjetat e mia, ndoshta do të kisha qeshur. Por ja ku jam, përsëri në modalitetin e përgatitjes për garë”, ka thënë 65-vjeçarja.
Lesley, nga Melbourne në Australi, vazhdoi: “Rutina ime konsiston në stërvitjen e pjesës së poshtme të trupit me çdo stërvitje, kështu që janë katër ditë në javë. Dhe bëj ‘setet e mia alternative’, kështu që është një ushtrim për pjesën e poshtme të trupit i ndjekur nga një ushtrim për pjesën e sipërme të trupit”.
Sipas saj, pjesëmarrja në garë do të jetë një udhëtim argëtues, por edhe sfidues.
“Më pëlqen ta shtyj veten dhe të shoh se çfarë mund të arrihet. Jo vetëm në një nivel profesional, por shpresoj që mund të frymëzoj dhe të tjerë që të kuptojnë se mosha është vetëm një numër”, vijoi gjyshja.
Edhe pse Lesley është tashmë jashtëzakonisht në formë, konkursi nuk do të jetë i lehtë. Në fakt, ajo ka shumë përgatitje për të bërë para se të zhvillohet.
“Daily Star” shkruan se 65-vjeçarja po hyn gjithashtu në modalitetin e garës duke monitoruar nga afër dietën dhe seancat e saj në palestër.
“Unë e mbaj kardio minimale deri më afër ngjarjes. Dhe gjithmonë ha ushqim të pastër dhe ushqyes me proteina dhe yndyrna të mjaftueshme. Unë në thelb ha vezë dhe biftek me një copë frut çdo ditë. Disa do të thoshin se është e vështirë, por më pëlqen mënyra se si më bën të ndihem”, ka thënë ajo.
Ndërsa është shumë punë e vështirë që do të kërkojë muaj përkushtimi, Lesley është e vendosur të hapë rrugën për të tjerët.
“Është e mahnitshme që ne mund të ndryshojmë formën dhe shëndetin e trupit tonë, të formojmë vithet tona, të tonifikojmë krahët tanë dhe të shtrëngojmë belin tonë pavarësisht moshës. Do të doja që më shumë njerëz të ishin të vetëdijshëm për fuqinë e asaj që hamë dhe të stërvitemi në mënyrë efektive”, ka përfunduar 65-vjeçarja.




