Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u diskutua në lidhje me dashurinë, duke u ndalur te mblesëritë, sa kanë ndryshuar me kalimin e viteve.
Kur dikur mblesëritë i bënin miqtë, të afërmit, sot duket se i bën Inteligjenca Artificiale. Pyetjet që u ngritën në studio ishin ‘a duhet t’u besojmë aplikacioneve që n’a ofrojnë takime dhe a funksionon dashuria online”.
Në mesin e të ftuarve ishte edhe astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila shpjegoi nëse ka vërtetë rëndësi shenja e horoskopit në çift.
“Në momentin që lindin, të gjithë njerëzit lindin nën energjinë e një ylli. Një yll që i ndriçon më shumë ose u jep më shumë potencial energjik. Sepse ne jemi pjesë e Universit, duam apo nuk duam. Universi është pjesë e të tërës, na përfshin të gjithëve bashkë. Kështu që, çdo njeri që lind merr një energji, merr një goditje të fortë nga Universi, një karma, një destin”, tha Meri.
E pyetur nga Sidorela Gjoni nëse ajo i beson këtu, astrologia e njohur u përgjigj:
“Besoj patjetër. Se kur ti je e shenjës së Gaforres patjetër që do shkosh me mua që jam e shenjës së Akrepit. Dhe e kemi treguar ne që shkojmë bashkë si shoqe të paktën”.
“Po tjetër më kë shkojmë?”, ishte pyetja e radhës dhe Shehu u shpreh:
“Ne shkojmë edhe me Peshqit. Po ne si Akrep shkojmë shumë dhe me Demët, martohemi me ta. Ju martoheni me Bricajpët, ju Gaforret”.
Moderatorja ndërhyn dhe e pyet: “Unë duhet të gjej burrë Bricjap?”.
“Patjetër, të të ecë mbarë”.



