Mjafton një postim në rrjetet sociale dhe e gjithë vëmendja është te modelja e njohur, Kejvina Kthella. Në profilin e saj në “Instagram” nuk mungojnë fotot e videot provokuese dhe seksi.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Ajo ka postuar një imazh ku shfaqet mjaft atraktive teksa joshi me pamjen e jashtme.
Ish-velina shfaqet me një veshje ngjyrë të zezë dhe bluzën me print e cila i zbulon pjesët tërheqëse të trupit. Bashkëngjitur me pozën në fjalë, ajo shkruante: “Do martohesha me veten”.
Fotografia e saj mori menjëherë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku fansat e komplimentojnë për format trupore.