Pak ditë më parë, Ledjona Xheladinaj, bëri një postim në “Instagram” që mori menjëherë vëmendje të madhe. Gazetarja e njohur shkruante se si i ishin neveritur rrjetet sociale pasi sipas saj, disa persona e ‘shesin jetën si përrallë online’, e po këto ankohen se nuk iu del rroga deri në fund të muajit.

Ndërkohë një ditë më parë, ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka publikuar një foto ku tregon se me çfarë po ushqehet.

Në foton në fjalë ka domate, djathë dhe byrek. Ndërkohë Ledjona ka shkruar me hashtag “#reallife”. Por jo vetëm kaq pasi ka shtuar:

“Ps: këto hanë dhe ata që postojnë crudo pa merak njerëz”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndjekësve të saj, të cilët i thonë se do i bëjnë bllok menjëherë. Në fakt ata po bëjnë shaka me gazetaren dhe në inbox i kanë shkruar:

“Nooo, pse moj Ledjona pseee. Bllok nëse hedh edhe njëherë. Të dua por bllok me këto gjëra. Të bëj bllok po të pashë me kështu fotosh. Do me na mbytur nga telefoni a si”.

Ndërkohë duke qeshur, Ledjona i ka postuar këto mesazhe dhe bashkëngjitur shkruan:

“A bëhet robi bllok për një domate. Mirëmëngjes të mirët e mi”.