Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” në Top Channel, Krist Aliaj tha për Jori Dellin se “do një burrë mafioz”.

Modelja e njohur e kundërshtoi duke thënë se “Kristi foli budallallëqe”. Ish-banorja e “Big Brother VIP” shtoi se “do një çun të mirë”.

Por sipas Kristit, nuk ka çuna të mirë. Këtu ndërhyn Dea Mishel, e cila thotë se “ai ka 3 ditë që u ka vrarë shpresat në jetë për të gjetur një djalë të mirë”.

Kujtojmë se tre ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë mjaft miq tani që reality show ka përfunduar. Ata herë pas here postojnë në rrjetet sociale foto apo video ku janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.