Kanë kaluar 40 ditë që kur Einxhel Shkira është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e zbuloi vetë ajo pak ditë më parë, duke postuar një video të ëmbël në “Instagram”.
Ndërkohë një ditë më parë, moderatorja ka treguar emrin që ajo dhe partneri i saj, Dj Dagz, i kanë vendosur të voglit të tyre.
Pas emrit Trev, i frymëzuar nga trevat shqiptare, Einxhel ka zgjedhur një tjetër emër të shkurtër dhe domethënës: Kres.
Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ajo rrëfen emocionet e forta të shtatzënisë dhe momentit të lindjes, duke e përshkruar gjithë përvojën si të mbushur me dashuri, sakrificë dhe mbështetje.
Shkira shprehet se çdo dhimbje e kaluar do të ishte e vlefshme, vetëm për ta mbajtur në krahë vogëlushin e saj.

“Për ty KRES, do zgjidhja në secilën jetë të njëjtin fat… do ribëja çdo sakrificë… do përjetoja miliona herë të njëjtat dhimbje… vetë për të të pasur ty në krahët e mi”, Einxhel krahas një video të publikuar në “Instagram”, duke emocionuar ndjekësit që kanë pritur me padurim zbardhjen e këtij detaji të bukur.
“Kaluan 40 ditë nga momenti kur e mora mrekullinë në krahët e mia! S’kanë qenë të lehta por sigurisht që asgjë nuk vihet në peshore krahasuar me atë çka marr në këmbim çdo ditë prej tij. Dashuri dhe përqafime për çdo grua që kalon në këto sfida e sakrifica për të sjellë në jetë një jetë.
P.s. Kuptimin e emrit do ua shpjegoj një ditë tjetër”, ka shkruar më pas Einxhel në një postim në “Instastory”.