Moderatorja e njohur e sportit, Eva Murati, mungoi në emisionin e së mërkurës dhe fansat e saj u shqetësuan dhe donin të dinin arsyen e mungesës.

Ajo ka marrë shumë mesazhe nga ndjekësit në rrjetet sociale, e duke qenë se nuk kishte mundësi që t’u kthente përgjigje të gjithëve, bëri një postim.

Eva vendosi të publikojë një foto të vetes në profilin e “Instagram”, krahas së cilës tregonte çfarë i ka ndodhur.

E shtrirë krah një arushi të madh, e veshur me pizhama dhe pa make up në fytyrë, Eva tregoi se fatmirësisht nuk është prekur nga Covid-19, por është sëmurë.

“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në ‘Champions League’, po shkruaj këtu!

Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Në katër vjet ‘Champions’, kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme, por për shkak se isha e sëmurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program!

Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq).

Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur moderatorja e njohur.