Debatet e forta nuk mungojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, të cilat herë pas here janë të shoqëruara edhe me ofendime. E kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme me Mirit dhe Keijsit.
Miri, teksa po bisedonte sot me Aleksandrën, është shprehur që para se të vinin disa banorë, në shtëpi ishin të gjitha ngjyrat, nga të qeshurat, këngët, por edhe debatet që nuk kalonin në ofendime.
Sipas banorit, tani përdoren fjalë si morr, halabak dhe uturak, që më përpara nuk janë thënë. Pastaj shton se si mund të ndihet fëmija i tij kur dëgjon t’i thonë atij kështu fjalësh.
“Vija në mëngjes dhe i thoja mirëmëngjes, tani jo mirëmëngjes e të bëftë mirë, por nuk kam për t’i folur kurrë atij. Ai do të mbajë përgjegjësi për gjërat që ka thënë. Kjo lloj atmosfere është tani. Këtu nuk është përmendur kurrë fjala halabak, morr, uturak, do ta përdor edhe unë se nuk kam ça të bëj. Ka marrë kohë televizive ai, unë kam fëmijën tim jashtë dhe ai më thotë morr, do të të shtyp me këmbë. Po fëmija im që është jashtë, ça mendon? Se nuk po them për të tjerët që kam. Të më thotë morr, ordiner, ça i bëra?”, tha Miri.


