Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi, ka qenë i ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj. Ai ka folur më shumë rreth inteligjencës artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…

Pjesë nga intervista:

A mund t’i besojmë totalisht ChatGPT, nëse ne pyesim për diçka të caktuar, a mund t’i besojmë tërësisht, sepse mund të na keqinformojë?

Ka një farë probabiliteti që mundet dhe të të keqinformojë. Ne do të bëhemi aq të varur në të ardhmen me inteligjencën artificiale. Edhe “The Economis”t kishte bërë një artikull ku thoshte që në të ardhmen, AI do të ndajë ‘the best from the rest’, (më të mirët). Çfarë do të thotë kjo? Që në të ardhmen, nëpërmjet inteligjencës artificiale, do të duhen vetëm njerëz që kanë IQ të lartë, për të rritur inteligjencën artificiale. Shumica e njerëzve të tjerë, në pamundësi, do të ngelen edhe pa punë.