Ditën e sotme, banorët e “Big Brother VIP 5” kanë votuar për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Për liderin e javës do të votonit të gjithë banorët, të cilët disa janë te ‘shpella’ dhe të tjerë në pjesën tjetër të shtëpisë.

Selin, Mateo, Gimbo, Arditi, Livia dhe Shëndriti vendosën që të votonin për Kristin, pasi donin që t’u prishnin planet pjesës tjetër të banorëve që dëshironin Artanin ose Baby G.

Ishte dhe Brikena që votoi Kristin, e si pasojë me shtatë vota ai u zgjodh lideri i javës në “Big Brother VIP 5”.

 “Vëllai i Madh iu njofton se me shtatë vota, lideri i javës shpallet Kristi.  Është momenti të bëni porositë e buxhetit javor. Lista e produkteve gjendet brenda zarfit”, shkruhej në zarfin e dytë që hyri në shtëpi.

Kujtomë se Kristi do të ketë një avantazh, do të bëjë një zgjedhje të rëndësishme në lojë, në një moment që do e njoftojë Vëllai i Madh.