Ilir Vrenozi i ka lexuar filxhanin Juela Nikollit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Sipas banorit, në filxhan ishte një numër tre, që do të thotë ajo do të bëjë llafe me dikë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjithashtu ishin dhe dy male dhe një rrugë shpëtimi.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ja këtu ke një tresh. Treshi është llaf, do të bësh llafe. Ja këtu është treshi. E pe treshin?

Juela: Po, e pashë

Iliri: Ja këtu

Juela: E shoh, e shoh

Iliri: Do bësh llafe, llafe këtu do të bëjmë

Juela: Vetëm me ty nuk dua të bëj llafe

Iliri: Po jo bre bir, ç’ne llafe ne bashkë

Juela: Se të respektoj shumë

Iliri: Po mirë¸në rregull

Juela: Edhe si lojtar të respektoj shumë

Iliri: Shiko tani, këtu ke dy male, këtu ke një rrugë shpëtimi, e sheh si është?

Juela: Po, po, po

Iliri: Ja ku e ke rrugën në mes, po tani se ça do bësh ti këtu, si do ecësh, se di unë. Po këtu e ke një si shpëtim për të dal. Mos e shiko shumë ti, këto janë si figura

Juela: Nuk është se i besoj, më kupton, por është për qejf.