Ish-banorja e “Big Brother BIP 4”, Livia, ka qenë dje e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel. Gjatë kësaj interviste ajo u shpreh se po mendon që të denoncojë Jozin pas një deklarate që ka bërë ai në lidhje me të dhe Rozanën.
Sipas Livias, deklarata e banorit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri është denigruese dhe shkelje e imazhit.
Ndër të tjera ajo tha se është shumë e revoltuar për këtë deklaratë.
“Kur ka flejt me atë që ka dalë jashtë, mos t’ia përmend emrin, ça s’kemi parë duke bërë jashtë jorganit. Në rregull? U kry? Unë e kam parë se çfarë ka bërë. Çfarë s’kanë bërë”, ka thënë Jozi për Livian dhe Rozanën.
Ndërkohë ish-banorja i përgjigjet duke thënë:
“Ky njeri tregon veten që në më momentin që kur flet për dikë thotë ‘atë tjetrën’. Për mua ky djalë është shumë vulgar. Por, kjo është një deklaratë shumë denigruese. Është sigurisht një shkelje imazhi, ne po mendojmë edhe ta denoncojmë këtë gjë. Unë kam reaguar për këtë gjë. Kam reaguar në rrjetet sociale. Dhe njerëzit kanë thënë ‘ha ha ha, po është Jozi’. Jo! Mua nuk më intereson kush është. Nuk normalizohen këto gjëra. Unë nuk mund të qesh dhe të normalizoj disa gjëra se është Jozi, është një djalë i madh dhe duhet të mbajë përgjegjësi për çdo gjë që flet. Jam shumë e revoltuar për këtë pjesë”.