Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka folur për projektin e tij më të ri muzikor. Por jo vetëm kaq pasi moderatorët e programit e kanë ngacmuar këngëtarin edhe në lidhje me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur se ‘çfarë mendimi ka ai për banorët e mbetur të shtëpisë?’ dhe ‘kush mendon se se ka qëllimin më të fortë për ta fituar Big Brother VIP 4?’, ish-banori u përgjigj:
“Unë e kam thënë me shaka që ky është “Big Brother” i hallexhinjëve. Të gjithë ata që kanë dalë apo që janë aty brenda, e kanë nga një hall. Kresisht me shtëpinë. Besoj se Laerti ka motivacionin më të fortë për të shkuar në finale dhe për ta fituar. Gertës nuk ia di hallet, edhe atë e kam shumë qejf. Nuk i ka treguar akoma hallet e saj. Do të doja vërtet që Gerta, Laerti dhe Gjesti të ishin tre finalistët e BBV. Gjestin e pamë pak mbrëmë me hallet që ai ka. Janë gjëra që na motivojnë apo demotivojnë”.
Ndërsa në lidhje me rikthimin e Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, Klajdi u shpreh se ajo ka qenë një ndër ato personazhe që e kanë zhgënjyer aty brenda.
“Ditët e para ka qenë një vajzë e adhurueshme. Unë e kam shprehur dhe atëherë që mund të dashuroheshe fare kollaj me të. Pastaj ndryshoi komplet. Pas ndryshimit që bëri, më doli totalisht nga zemra si personazh. Aktualisht që po flasim, nuk më dhuron asnjë lloj emocioni ajo dhe loja e saj. Jam distancuar totalisht, më është ftohur. Nuk kam asnjë koment tjetër për Eglin, sepse më është ftohur gjithë pëlqimi që kam pasur si personazh”, tha ish-banori.