Hyeda El Saied do të festonte ditëlindjen e saj të 47, por fatkeqësisht artistja e njohur ka ndërruar jetë disa muaj më parë.
Bashkëshorti i saj, Thierry, ka postuar një video në “Instagram” ku ka shkruar edhe disa fjalë të ndjera për ta kujtuar atë.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. 16 Marsi do të jetë për ne gjithmonë festë, nga Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai në postimin që mori mijëra pëlqime menjëherë.
View this post on Instagram
Ju kujtojmë se Hyeda u nda nga jeta para disa kohësh si shkak i një sëmundjeje të rëndë. Ajo humbi betejën me jetën teksa ishte e prekur nga kanceri i gjirit prej të cilit vuante prej kohësh, por nuk e kishte pranuar publikisht.
Nga ana tjetër, Thierry ka vendosur që të mos mbyllë “Instagram”-in e Hyedas, e herë pas here kujton atë përmes postimeve. Gjithashtu ai kujdeset edhe për rritjen e djalit të tyre.