Ajo ka një karrierë të gjatë televizive dhe padyshim që është një nga gazetaret më të mira në ekranet shqiptare.

Është fjala për Erjona Rusin, të cilën prej disa vitesh e shohim në ekranin e Top Channel, ku moderon emisionet “Shqipëria Live” dhe “S’e Luan Topi”.

Përpos punës së saj çdo ditë në televizion, gazetarja e njohur shpeshherë tërheq vëmendjen edhe në rrjetet sociale.

Siç ka ndodhur së fundmi, ku shkak është bërë shkrimi bashkëngjitur një fotografie të postuar në “Instastory”.

Moderatorja ka postuar një story me dy nga meshkujt e rëndësishëm për të, flasim gjithmonë për rrugëtimin televiziv: Arjon Muçën dhe Alban Musën.

“Me ex-in dhe aktualin”, shkruan Erjona Rusi krahas fotos së të treve në ashensor.

Ish-i në këtë rast është Alban Musa, me të cilin ka prezantuar emisionin “Rreze Dielli” në një tjetër televizion, ndërsa aktuali është Arjon Muça, me të cilin prezanton aktualisht “Shqipëria Live” në ekranin e Top Channel.