Kendall Jenner, një nga modelet më të famshme, pjesë e klanit Kardashian-Jenner, ka arritur që përgjatë karrierës së saj ndër vite të ketë ndërtuar një pasuri neto prej 60 milionë dollarësh.

Që nga fëmijëria, ajo u shfaq në reality show-n “Keeping Up with the Kardashians” dhe më vonë nisi karrierën si modele.

Por sa arrin të fitojë ajo sot? Në Instagram, ajo mund të fitojë qindra mijëra dollarë për një postim të vetëm të sponsorizuar. Ajo renditet ndër 15 figurat më të ndjekura në platformë dhe thuhet se ka fituar 250,000 dollarë për promovimin e Festivalit “Fyre”.

Një postim i vetëm dhe i thjeshtë nga profili i saj vlerësohet se sjell midis 100,000 dhe 150,000 dollarëve, sigurisht duke marrë parasysh markën. Përpos modelimit, ajo ka eksploruar edhe fusha të tjera krijuese si fotografia. Ajo mori pjesë si fotografe për edicionin e 16-vjetorit të revistës LOVE dhe pati mundësinë të fotografonte Kaia Gerber, vajzën e supermodeles Cindy Crawford.