E ftuar në “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, ka qenë Ola Zenelaj, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, e cila përfundoi javën e kaluar rrugëtimin e saj në këtë reality show.

Ola foli më shumë mbi eksperiencën e saj, marrëdhënien me banorët e tjerë, si dhe duke analizuar disa nga situatat më të bujshme brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri…

Shumë të komentuara brenda në shtëpi, kanë qenë dhe disa deklarata të Olës, ku shprehte një pëlqim për Jozin. Fillimisht ajo u shpreh asokohe se e kishte parë banorin në ëndërr dhe këtu nisi e gjithë historia.

Nëse do të kishe hyrë që në fillim në BBV, në lidhje me Jozin, a do të ishe treguar ti më e shkathët se Loredana?

Patjetër që po. Jozi do të ishte gjatë gjithë kohës pas meje. Nuk e vë në diskutim fare. Do të ishte Jozi i Olës, jo Ola e Jozit. Thjesht kam bërë unë një hap të madh mbrapa dhe i kam lënë ata të shijojnë lumturinë e tyre. /TAR/