E ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” në Top Albania Radio ka qenë Miss Universe Albania 2024, Françeska Rustemi. Modelja bukuroshe ka treguar më shumë detaje në lidhje me emisionin më të ri sportiv që nis në Digitalb “KUQeZI”, emisioni dedikuar Kombëtares Shqiptare në DigitAlb, vjen në këto kualifikuese të Botërorit 2026 me një format të ri.

Nën moderimin e modeles shqiptare dhe shoqërinë e dy ekspertëve të futbollit si Redi Jupi e Eros Grezda, ekipi i KUQeZI nga SuperSport do të jetë në fushë, aty ku zbret edhe Kombëtarja, me rrugëtimin që nis prej të hënës ora 20:00 në Arenën Kombëtare me ndeshjen Shqipëri-Andorra, LIVE në DigitAlb.

Vetë Françeska ka zbuluar më shumë duke thënë se:

Kam marrë emisionin më të ri që do ta moderoj dhe do ta shikoni LIVE të hënën në Arenën Kombëtare. Do të moderoj ndeshjet që do të luajë Kombëtarja, është projekti më i ri që unë kam ndërmarrë dhe shpresoj që të më eci mbarë. Nuk e mendoja se do të filloja moderimin kaq shpejt. 

Si i erdhi ftesa për këtë projektin?

Mamin e marri në telefon nga Top Channel dhe ia shpjegojnë komplet projektin , unë isha në gjumë dhe vjen edhe më zgjon. Shkova në Top Channel e folëm, më pëlqeu shumë në fakt kur ma prezantuan. Isha super e gatshme. Kam pasur më pas edhe një provë të vogël, tip audicioni por dola tepër mirë. Shpresoj që t’i jap Kombëtares një prezantim shumë të mirë dhe shpresoj që edhe Kombëtarja të na nderojë.

Françeska shtoi se:

Do të xhirojmë live nga stadiumi, unë do të jem në stadium.