Antonela Roccuzzo ka prekur ndjekësit me fjalët e saj të ndjera për Lionel Messin, vetëm pak orë pasi Argjentina u mposht nga Spanja në finalen e Kupës së Botës 2026.
Përmes një postimi në Instagram, bashkëshortja e kapitenit argjentinas publikoi disa fotografi të Messit dhe i dedikoi një mesazh plot dashuri, krenari dhe mbështetje, duke theksuar se ai do të mbetet gjithmonë më i miri në sytë e saj.

Antonela vlerësoi jo vetëm talentin e jashtëzakonshëm të futbollistit, por edhe karakterin, këmbënguljen dhe mënyrën se si ai ka luftuar gjatë gjithë karrierës, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sfidave.

Ajo theksoi se Messi është një shembull i shkëlqyer për tre djemtë e tyre dhe një burim frymëzimi për miliona njerëz në mbarë botën.
Do të jesh gjithmonë më i miri. Jo vetëm prej talentit, por sepse kurrë nuk reshte së qeni vetja… Të admiroj më shumë sesa mund ta përshkruajnë fjalët dhe ndihem jashtëzakonisht krenare që ecim së bashku në këtë jetë
-shkroi Antonela në dedikimin e saj.
Mesazhi i saj u prit me mijëra reagime nga fansat, të cilët vlerësuan mbështetjen e pakushtëzuar që ajo i dha bashkëshortit pas zhgënjimit në finalen e madhe.
Argjentina u mposht 1-0 nga Spanja pas kohës shtesë në finalen e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey, duke mbetur pa trofeun e Kupës së Botës.
Lionel Messi dhe Antonela Roccuzzo janë së bashku prej shumë vitesh dhe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2017.
Çifti kanë tre djem, Thiago, Mateo dhe Ciro, ndërsa Antonela ka qenë vazhdimisht pranë futbollistit në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.
