Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Goca dhe Gra” ku foli rreth traditës së pritjes së mysafirëve në shtëpi, në kohën e gjeneratës Z.

Moderatorja tregoi se në familjen e saj, festat me shumë njerëz të ftuar janë reduktuar shumë. Më pas ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” shtoi se e kishte marrë malli që të mblidhej si dukur, edhe pse ajo vetë nuk organizonte festa në shtëpi, por donte që t’u bashkohej miqve të saj në këto organizime.

Pas kësaj, Rudina Dembacaj e pyeti Eglin në lidhje me “Fan Club”, duke qenë se ajo është përfolur se mund të jetë moderatorja e edicionit të ri.

“Andej nga Fan Club ça bëhet, di gjë?”, e pyeti Rudina dhe Tako iu përgjigj:

“Se di, aq sa dini ju di dhe unë”.

“Si?”, e pyeti sërish Dembacaj dhe Egli Tako u përgjigj:

“Aq sa dini ju di dhe unë për momentin”.