Përmes një postimi të ndjerë në “Instagram”, Ariana Grande ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të vështira të jetës së saj.
E rrethuar nga dashuria e familjes, një prej njerëzve më të shtrenjtë të saj është ndarë nga jeta në paqe, në moshën 99-vjeçare.
Gjyshja e saj e njohur si “Nonna”, ka qenë një figurë e dashur jo vetëm për këngëtaren e famshme, por edhe për fansat e saj, duke u bërë pjesë e projekteve muzikore dhe jetës së përditshme të Ariana-s.
Në vitin 2024, ajo u bë personi më i moshuar që ka hyrë ndonjëherë në listën “Billboard Hot 100”.
Postimet prekëse nga Ariana dhe vëllai i saj, Frankie, e tregojnë qartë se dashuria për Nonna-n është e përjetshme.