Një ditë më parë është rikthyer “Big Brother VIP Radio” në Top Albania Radio, ku personazhet e spektaklit kanë zhvilluar intervista me pyetje dhe përgjigje rreth zhvillimeve që kanë ndodhur deri më tani në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Top Albania Radio kishte ngritur një studio radiofonike brenda në shtëpi dhe banorët kanë folur më shumë për eksperiencën e tyre në lojë.

Një nga panelet ishte i përbërë me Mirin dhe Selin si moderatorë, ndërkohë i ftuar ishte Rogerti.

Ky i fundit u shpreh se:

“Lekët i dua vetëm për djalin, që t’i ketë në bankë dhe t’i përdorë pasi të bëhet 18 vjeç. Kam talent në art dhe dua të nis karrierë në gazetari, muzikë e aktrim. Pse jo një bashkëpunim muzikor me West Side Family

Kam talent të fshehur në këto fusha. Nuk dua të kthehem më në Angli, por dua të rri në Shqipëri.

Shpresoj të arrij diçka në vendin tim”.