Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”. Gjatë intervistës përballë Bieta Sulos, ajo u ballafaqua me deklaratat e saj të bëra ndër vite dhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pyetjes së moderatores së njohur lidhur më deklaratën e saj në “Big Brother VIP” kundrejt Gjestit “se ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, Amber u shpreh se ka bërë një gabim duke e tërhequr kështu atë deklaratë.
Pjesë nga intervista:
Bieta: Te “Big Brother” ke thënë disa gjëra dhe çfarë ka ndodhur sot. Nga shtëpia e “Big Brother VIP “ i the Xum Allushit ‘do të t’a nxij jetën’. Çfarë ka ndodhur sot?
Amber: Xumi pas dy ditësh hëngri mjaltë dhe u ëmbëlsua.
Bieta: Të marr burrin, të nxij jetën, e sigurte
Amber: Deklarata të frikshme këto
Bieta: Janë të frikshme se ti edhe i bën
Amber: Deri tani nuk ja kam marrë burrin ndonjërës. Kur kam hyrë në fillim në shtëpinë e BBV të gjithë, nuk është se më kanë sulmuar, por që e kishin atë frikën që jo kjo do ja dalë, se dukej se isha personazh dhe do bëhesha personazh. Po Xumi e pati në një lidhje, për pjesën me Eglin dhe mbaroi. Nuk është se i ndava unë se nuk kishin qenë ndonjëherë bashkë.
Bieta: Për Gjestin, nuk e ke vendin këtu, do të të çoj për striptizëm, i ke thënë
Amber: Kam bërë një gabim që duhet ta kisha menduar në ato momente. Nëse mendonte ashtu, mund t’i kisha bërë ‘twerk’ siç i bëja gjithmonë.