Ditën e sotme, Vëllai i Madh iu dha banorëve mundësinë për të nisur “Ditën perfekte”. Loja ishte që të gjithë banorët do të zgjoheshin sapo të binte gongu, do të visheshin njëkohësisht, do të bënin një përqafim në grup, do lanin dhëmbët së bashku, do bënin dush të gjithë bashkë, do hanin mëngjes bashkë. Çdo gjë do e bënin bashkë pa u ndarë.

Pesë banorë të zgjedhur nga lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Seno, kishin edhe një detyrë, që të bënin kosh në një kuti që ndodhej te tavolina në living.

Nëse Vëllai i Madh shikonte që loja nuk po respektohej nga të gjithë banorët, do i binte gongut që banorët të flinin sërish dhe t’a nisnin sfidën sërish nga fillimi.

E një gjë e tillë ndodhi disa herë, pasi disa prej tyre refuzuan që t’a kryenin lojën. E si pasojë, Vëllai i Madh futi në shtëpi një zarf të kuq, ku thuhej se loja dështoi e për këtë arsye do të ketë penalizime.

“Banorë, Vëllai i Madh iu dha disa herë mundësinë për të nisur “Ditën perfekte”, por ju me vetëdije zgjodhët që të mos respektonit rregullat e lojës. Si pasojë do të përballeni me penalizime”, shkruhej në zarfin e kuq.

Tashmë publiku është kurioz se çfarë dënimi do të marrin banorët.