I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio me Elona Duro dhe Salsano Rrapi ka qenë Arbër Hajdari. Në një intervistë plot të pathëna Hajdari ka zbuluar se si nisi rrugëtimi i drejtimit të një fondacioni, por gjithashtu pa harruar së përmenduri rolin e tij të opinionistit në “Big Brother Vip”.
Salsano: Ke ti plane të përfshihesh më politikë?
Arbër: Unë me politikë merrem, me politikë sociale. Unë drejtoj një organizatë e cila ka krijuar një strukturë që mendoj se bën punë shumë të mëdhaja. A do të përfshihesh ti në politikë kjo është një pyetje e cila unë nuk kam një përgjigje sepse për hir të së vërtetës kam disa projekte të cilat janë projekte kombëtare dhe e kanë super të nevojshme që unë të jem aty dhe disa vite dhe unë nuk mund ta parashikoj se çfarë do të ndodhi pas disa vitesh. Unë them sot jam këtu dhe kam shumë punë. Prioriteti im është që të nis sa më parë lejen e ndërtimit për shtëpinë e të moshuarve dhe shtëpinë e fëmijës do të jetë me kapacitet 600 persona është projekt kombëtar unë dua që të realizoj këtë.
Salsano: Financohet nga shteti?
Arbër: Jo s’kemi lidhje me shtetin.
Elona: Kam dëgjuar shumë që Arbri do të kandidojë për kryetar bashkie…
Arbër: Kam që vitin e parë kur fillova me aktivitetin e Fundjavës, deri tani jam 27 herë kryetar bashkie dhe 14 herë kryeministër. Unë mendoj se mund të jetë edhe dashamirësia e njerëzve sepse ata e mendojnë dhe aq më tepër që është e vështirë ta thuash. Por përgjigja ime është që akoma nuk e kam vendosur nëse duhet të përfshihem në politikë apo arrije të bëj punë të mira kështu siç jam./TAR



