E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën në Top Albania Radio ka qenë Pamela Shqezi. Ajo komentoi më shumë për dasmën e bujshme të djalit të Jozefina Topallit, Genar me Cindy Marina, si dhe bujën e shkaktuar në rrjet me ish-partneren e Genarit, Eva Murati.

Mendon se Eva ndihet e përndjekur?

Ndonjëherë përndjekësit, mendojnë se përndiqen. Thellë brenda vetes ajo e beson se ndiqet ende nga Genari. Por gjithashtu ajo e beson që komenti nuk ishte nga Genari. Mbase ajo mendon se Genari e do ende. Por në momentin që ti flet me aq irritim, kur je në nje lidhje me nje biznesmen italian… Komenti qe ajo ka bërë mund të ketë qenë edhe real. Ai ishte koment inati. Nuk është shumë e duhur nga ana e saj sepse ajo ka qenë pjesë e asaj familjeje.

Mendon se është penduar?

Mendoj se edhe mund të jetë penduar. Tani ajo e ka thënë në mënyrën e përndjekes ndoshta, e ka thënë se Genari e ka ndjekur pas lidhjes së tij. Përndjekja ndodh sepse njerëzit nuk duan të pranojnë gabimin, sepse ti nuk e pranon më.

Do të shkoje ti në dasmën e ish-it?

Po edhe do të shkoja, varet. 

Si do të visheshe?

Nuk e di, por nuk do të vishja diçka të ekzagjeruar, nuk do të doja të lija mbresa ose të tërhiqja vëmendje. Nëse do të shkoja në dasmën e ish-it do të shkoja tek një ish për të cilin nuk kam më ndjenja. 

Sipas teje kush është morali i historisë së kësaj dasme?

Morali i kësaj historie është se, nëse ai po martohet thjesht nuk të ka zgjedhur ty dhe kaq.