Influencerja amerikane Brianna LaPaglia ka shkaktuar debat në rrjetet sociale pasi kritikoi përdorimin e Ozempic për dobësim. 26-vjeçarja u shpreh se shumë persona po e përdorin ilaçin edhe pse nuk kanë nevojë reale për të.
Ajo tha se shumë njerëz që njeh po e përdorin Ozempic për të humbur peshë, edhe kur nuk kanë probleme serioze shëndetësore që kërkojnë trajtim me këtë medikament. Influencerja paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e përdorimit të barnave pa arsye mjekësore, duke përdorur një ton të fortë në videon e saj.
Deklaratat e saj vijnë disa javë pasi LaPaglia foli publikisht për problemet që ka pasur në të kaluarën me çrregullime të të ushqyerit. Ajo tregoi se kishte përjetuar një çrregullim të ushqyerit të lidhur me ankthin, i cili i shkaktonte vazhdimisht të përziera dhe vështirësi për të ngrënë.
Sipas saj, në atë periudhë shpesh shmangte ushqimin sepse ndiheshte keq fizikisht sa herë që përpiqej të hante. Debati për Ozempic është rritur shumë kohët e fundit në rrjetet sociale dhe në industrinë e argëtimit, pasi ilaçi që përdoret kryesisht për trajtimin e diabetit po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe për humbje peshe.




