E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje në “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro është pikërisht Selin Bollati, e cila vjen menjëherë pas triumfit të saj si fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania. Në një intervistë ekskluzive, ajo zbulon prapaskenat e eksperiencës së saj brenda shtëpisë, emocionet e forta që ka përjetuar dhe mënyrën si kjo aventurë i ka ndryshuar perspektivën për jetën dhe karrierën.
Një nga ngjarjet më të komentuara gjatë rrugëtimit të saj ishte pa dyshim historia e dashurisë që lindi mes saj dhe DJ Gimbo. E pyetur nëse e ka menduar për një martesë, apo e ka vendosur, Selin u përgjigj si më poshtë:
Nuk e kam vendosur. Është shumë herët. Jo, se kam vendosur.
Nëse në këtë moment do të zgjidhte famën në vend të Gimbos, ose Gimbon në vend të famës, cila do të ishte zgjedhja e saj?
Në këtë pikë që jam, jam shumë e lumtur që fama nuk më ka penguar që të jem me Gimbon. Dashuria ose është, ose nuk është. Nuk është nga 1-10, nga 1-100. Ose është, ose nuk është. Kështu që është.
