Debatet mes Rozana Radit dhe Valbona Mhillit duket se nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Ditën e sotme dy vajzat kanë patur një debat me njëra-tjetrën ku pranë tyre ishte edhe banori më i ri, Gerti.
“Hajde të jap i çik vëmendje”, i tha Rozana-Valbonës, e cila iu përgjigj: “Të njeh dhe Gerti, nuk e manipulon dot”.
Aktori reagoi menjëherë duke i thënë se “Rozana është super star dhe nuk e njeh kështu halabake”.
Por sipas gazetares, këngëtarja është “superstar jashtë”.
Pjesë nga debati:
Rozana: Hajde të jap i çik vëmendje, se sa hap sytë Rozi
Valbona: Rri tani me Gertin, të njeh edhe Gerti, nuk e manipulon dot
Gerti: Gerti e njeh për superstar, nuk e njoh kështu halabake
Valbona: Është jashtë superstar, këtu nuk është
Gerti: Edhe këtu është superstar
Rozana: Do i çik vëmendje se do të dalë në televizor, se edhe kur është jashtë nuk para del