Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Një debat i ashpër ka ndodhur mes Erik Lloshit dhe Kristi Lamaj.

Në një moment Eriku i është afruar afër në fytyrë Kristit dhe i është shprehur se nuk e ke idenë se me kë ka hapur luftë.

Nga ana tjetër, Kristi është shprehur ‘a do vish të më hash syrin e tretë’, dhe kjo gjë e ka agravuar situatën duke ndërhyrë dhe banorët e tjerë për të shmangur konfliktin e mundshëm fizik.

Pjesë nga debati:

Erik: Ti s’e ke idenë me kë ke hapur luftë more

Kristi: Erikut i hapet gjithmonë rruga

Erik: Eriku është këngëtar 20 vite more, i hapet rruga gjithmonë ku kalon.

Kristi: Nuk më intereson fare se sa vite ke ti. Bravo Eriku!

Erik: E di kush je ti?

Kristi: Unë jam Kristi Lamaj.

Erik: Burrat flenë dhe në tokë, por ti nuk fle dot as nën petale se të duken gjemba petalet.

Kristi: Do më hash syrin e tret e ti si Keijsi?!

Erik: Nxirre, ku e ke syrin e tretë? Si mund ta ha unë syrin e tret kur s’e shoh?

Kristi: E kam mes ballit, pyet Keijsin ku e kam se ai donte të ma hante.

Më pas Eriku i shkon afër në fytyrë Kristit dhe i këndon, ku ky i fundit i thotë të mbajë distancën.

Ndërkohë pas disa minutash më vonë Eriku i zë derën e dhomës së gjumit Kristit duke thënë që më kapi ngërçi që ky i fundit mos të futej në dhomë për të fjetur.