Motra e Georgina Rodriguez duket se ka vendosur që të mos ndalet me deklaratat e saj ‘bombë’ në lidhje me modelen e famshme. Patrica e ka sulmuar sërish partneren e Cristiano Ronaldos në programin “Telecinco Socialite”.
Ajo e akuzoi Georgina-n se është gënjeshtare dhe e kërcënon se do të zbulojë disa të pathëna për të. Patricia pretendon se bukuroshja brune nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen e saj ekonomike.
“Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp për mua dhe qesh dhe gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike,” tha Patricia për programin televiziv.
Patricia u shpreh se motra e saj është “një e poshtër dhe një njeri i keq”. Përveç kësaj, ajo ka kërcënuar se do të nxjerrë disa informacione private për të.
“Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situate.” vazhdoi ajo.
E pyetur për informacionet që rrodhën se Patricia i ka kërkuar Georginës shumë para, ajo u shpreh se nuk i ka kërkuar asnjëherë motrës së saj asnjë euro.
“Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës , e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi”, tha ajo.
“Nuk dua lekë, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke blerë librat e kursit. Sapo kërkova ndihmë dhe jam ende në pritje”, përfundoi ajo.