Një 26-vjeçare ka vendosur që të ndajë me publikun historinë e saj të transformimit. E reja ka arritur që të humbas plot 50 kilogramë dhe tani njerëzit nuk mund t’a besojnë se është në të vërtetë ajo.
Ajo është Caoimhe Whyte dhe nisi që të binte në peshë pasi u sëmur dhe kuptoi se mbipesha po e dëmtonte fizikisht dhe mendërisht.
Whyte ka treguar se hoqi dorë nga McDonald’s dhe po ashtu në shtator të vitit 2022 bëri një operacion gastrik në Turqi. 26-vjeçarja rishikoi dietën e saj, duke ngrënë 80 gramë proteina në ditë, duke ulur sasinë e porcioneve dhe duke u siguruar që të pinte mjaftueshëm ujë, ndërsa ka hequr dorë nga rutina e saj e mëparshme ku konsumonte vezë, peshk, pulë dhe mish të kuq.
Tashmë që ndihet në formë dhe gëzon shëndetin e peshën që gjithmonë kishte ëndërruar Caoimhe ka treguar në rrjete sociale transformimin e saj të pabesueshëm me foto para dhe pas rënies në peshë.
26-vjeçarja tregoi qafën e saj para se të humbiste peshë duke lënë përdoruesit të habitur për ndryshimin e saj drastik. Nëna e re nga Irlanda që në gjendjen e saj më të vështirë peshonte 132 kilogramë tha se:
“Djali im ishte një motivues i madh për mua. Doja të isha në gjendje të luaja me të jashtë, të notoja dhe të vrapoja pa mu marrë fryma ose pa u ndierë në siklet. Doja një jetë më të mirë si për veten ashtu edhe për djalin tim”.