Pas debatit të fortë që ndodhi mes G-Banit dhe Valbonës, banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4” kanë nisur duke i pyetur ata në lidhje me këtë situatë.

Një ndër to është edhe Gerta, e cila fillimisht ‘ngacmoi’ Valbonën, ku e pyeti se pse u siklitos nga G-Bani dhe nuk e kishte problem nga Xumi.

Më pas, Gerta teksa ndodhej jashtë me G-Banin, kanë biseduar pikërisht për këtë sherr, i cili nisi kur këngëtari po vështronte gazetaren dhe Livian teksa po bënin dush.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: E pashë nga pas, ishte Valbona duke u larë. Pashë edhe Xumin që kishte marrë një peshqir që e mbante midis dushit dhe pjesës që ishte ulur Laerti. Unë e di që vajzat janë beqare, nuk janë nëna me fëmijë. Në fillim qëndrova për shaka

Gerta: Ti je banor dhe ke të drejtë të rrish në çdo cep të shtëpisë, nuk mund të kufizohesh

G-Bani: Valbona që më thotë mos më shiko ashtu se e kam bezdi.

Gerta: Ndërkohë Xumi ça po bënte, po e shikonte?

G-Bani: Jo, Xumi po ndalonte që të mos e shikonte Laerti, se tha po e shikonte si ‘maniaku i Laprakës’. Unë aty luajta. Unë Laertin e njoh që në Greqi dhe e di se ka vuajtur shumë për shpirtin e tij të lirë. Laerti nuk është maniak Laprake, është një artist që në atë moment, në mënyrën e vet po shikonte femrat. Nuk e bëra për Laertin, e bëra për veten time, doja me shiku. Unë as nuk rrejta, as nuk thashë se po rri për shaka. Janë dy vajza me rroba plazhi, gjysmë të zhveshura, e mua më shijon me i pa. Kjo është natyra ime mashkullore, desha me i parë.

Gerta: Po Valbona ça tha?

G-Bani: Më tha të largohesha, po më shikonte në mënyrë kërcënuese që të mos e shikoja.

Gerta: Po me Xumin pse u përplase?

G-Bani: Se po më fliste.

Gerta: Domethënë Xumi po të pengonte

G-Bani: Po më fliste, me më shpjeguar diçka se pse mbante peshqirin. Unë nuk kisha punë me Xumin, unë doja të shikoja Valbonën, linjat e Valbonës. Xumi po merrej me mua, i thosha me lër se nuk kam ulur të flas me ty. Ai më tha se si puna jote jam, por po mbaj peshqirin. Nuk ke as një të drejtë. Pastaj erdhi kur me the ti të ikje.

Gerta: Të dy po e kapërcenit pak atë momentin

G-Bani: E respektova fjalën tënde se je nënë me fëmijë dhe nuk do doja të të vija në siklet. Por unë zërin e ngre, po nuk prek njeri me duar se nuk jam idiot.