I ftuar në episodin e radhës të “Flet”, ka qenë kirurgu plastik Robert Renxa. Ai ka folur më shumë për ndërhyrjet estetike, çfarë preferojnë më shumë shqiptarët, por dhe duke treguar disa të pathëna…
Sa paragjykime kanë shqiptarët për ata që bëjnë ndërhyrje estetike?
E di kush bën më shumë paragjykime për ata? Ata që nuk kanë mundësi t’i bëjnë. Pjesa më e madhe e femrave kanë mundësinë për të bërë një gjë minimale, sikur edhe një make-up. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë një kompleks në vetvete, kanë një boshllëk të tillë që sipas tyre, mashkulli duhet të jetë ai mashkulli i epokës së shpellave, që as nuk rruhet, as nuk lahet dhe që tërheq gruan zvarrë nga flokët.
Të kanë kërcënuar ndonjëherë?
Një nga kërcënimet më të mëdha, është pjesa e ndërhyrjeve estetike, ka disa efekte anësore, të tipit ënjtje apo nxirje. Ka dy lloje kërcënimesh: “Pse i ke dhënë vetëbesimin kaq të madh gruas sime?” – sepse fillon dhe revoltohet gruaja në shtëpi, duke qenë se ndihet dhe më mirë. Dhe kërcënimi më i bukur është: “Çfarë i ke bërë gruas time që është nxirë?” Ndërkohë që ti i shpjegon ndërhyrjen.