Mëngjesin e sotëm të ulur në oborr dhe duke pirë kafe, Gramosi, Gerta, Livia dhe Amberi kanë qenë duke diskutuar në lidhje me dinamikat në ‘Prime’-in e kaluar. Amberi u ndal tek situatat e Valbonës ku u shpreh:

Me këto lojërat e tua. U dashurove me Shekspirin ti.

Banorja ia ktheu duke thënë:

Valbona: Unë kam qenë mëngjes, drekë dhe darkë me Laertin.

Amber: Po edhe unë kam qenë por nuk u dashurova.

Valbona: Nuk jam dashuruar e kam shok. Ti ke ardhur i ke futur një kunjë dhe ke ikur.

Amber: Shok? Dole në Prime me shokun?

Valbona: Si dole në Prime me shokun?

Amber: Po mi ashtu dole ti. Dole me dy të dashur.

Valbona: Mirë shpirti ka mundësi ta pi këtë cigaren?

Gerta: Edhe me një tjetër, tre.