Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka reaguar për herë të parë pas daljes me zarf të zi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Keijsi ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se nuk është penduar për gjërat që ka bërë në “Big Brother VIP 5”. Ai shtoi se çdo gjë e ka bërë me vetdije.

Pjesë nga intervista:

A mendon që u nxite?

Jo, nuk jam nxitur, por mënyra se si iu drejtua një mashkull një femre nuk ishte e drejtë, një mashkull nuk mund t’i drejtohet një femre ashtu.

Kur hyri zarfi i zi në shtëpi, e kuptove që është për ty?

E dija

Je penduar?

Jo

A mund të kishe bërë diçka ndryshe?

Jo, e kam bërë çdo gjë me koshiencë. Kam bërë si e kam ndjerë që nga dita e parë deri në fund.

E shijove?

Shumë, jashtë mase shumë, një mundësi që të vjen një herë në jetë. Je në izolim, por jo tamam në izolim.

A u mërzite që dole me zarf të zi?

Që dola po, jo me zarf të zi. /Gazeta Shqip/